
Partia Demokratike do të zhvillojë të hënën dy mbledhje të rëndësishme, në orën 12:00 do të mblidhet Kryesia, ndërsa në orën 14:00 Grupi Parlamentar.
Mbledhjet vijnë pak ditë para protestës kombëtare të 22 marsit, e cila është paralajmëruar pas vendimit të mazhorancës socialiste për të mos i hequr imunitetin Belinda Ballukut. (A2 Televizion)