Ambasadori i SHBA në NATO në Bazën Ajrore të Kuçovës, ja çfarë u diskutua me ministrin Nufi

Nga A2 CNN
24 Prill 2026, 18:11 | Politikë

Ambasadori i SHBA në NATO në Bazën Ajrore të

Ambasadori i SHBA-ve në NATO, Matthew Whitaker, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar disa foto ku Whitaker dhe Nufi shihen duke fluturuar mbi Bazën Ajrore të Kuçovës.

Duke fluturuar mbi Bazën Ajrore të Kuçovës, e rinovuar përmes fondeve të NATO-s, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII, si dhe mënyrat se si Shqipëria mund ta çojë sigurinë rajonale në nivele më të larta përmes rritjes së shpenzimeve në fushën e mbrojtjes”, thuhet në postim.

Ambasadori i SHBA në NATO në Bazën Ajrore të (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos