Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, deklaroi se asnjë nga 9 fitoret e mëparshme nuk ka pasur rëndësi më shumë sesa zgjedhjet e ardhshme sepse, sipas tij, përcaktojnë fatin e vendit sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Për ne nuk ka qenë gjithmonë e rëndësisë së veçantë që të fitojmë zgjedhjet, por më 11 maj rëndësia e fitores së zgjedhjeve dhe vetë rezultati i zgjedhjeve kanë një peshë mbi të ardhmen e afërt të vendit, shumë më të madhe sesa kanë pasur në zgjedhjet e mëparshme. Për herë të parë qyshse jam në krye të PS dhe qeverisë është hapur një dritare që nuk ka qenë e hapur siç është sot në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Për herë të parë, dëshira jonë dhe ambicia shqiptare për t’u bërë pjesë me të drejta të plota përputhet tërësisht me ambicien e BE-së”, deklaroi Edi Rama, shkruan A2.
“E kam thënë gjithmonë se e ardhmja është në BE, perspektiva e qartë, por asnjëherë yjet nuk janë përputhur si sot dhe asnjëherë konteksti gjeopolitik nuk ka qenë i favorshëm soi sot. Por, nuk është dritare e hapur përgjithmonë, por është kontekst që mund të ndryshojë më herët sesa vonë", shtoi Rama.
(A2 Televizion)