Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar një faqe false, thirrje qytetarëve të shmangin abuzimet

Nga A2 CNN
5 Prill 2026, 11:25 | Politikë

Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) bën me dije se janë konstatuar faqe të ngjashme me faqen zyrtare të aplikimit për vizë për shtetasit e huaj që duan të vijnë në Shqipëri.

Në njoftim thuhet se faqja e vetme zyrtare për aplikimet për vizë elektronike shqiptare është “e-visa.al”. Po ashtu u bëhet thirrje qytetarëve dhe të interesuarve të përdorim burimet zyrtare për aplikime, me qëllim shmangien e çdo abuzimi të mundshëm.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) njofton se, në vijim të monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura në internet, është konstatuar ekzistenca e faqes:
https://evisia-al.com/albaniavisaenquirylive/
e cila përmban materiale dhe informacion të ngjashëm me ato të publikuara në faqen zyrtare të aplikimit për vizë hyrjeje të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë. Në këtë kuadër, sqarojmë se faqja e sipërcituar nuk është faqe zyrtare dhe nuk është e autorizuar nga autoritetet shtetërore shqiptare për të ofruar informacion apo shërbime lidhur me procedurat e vizave.
Theksojmë se faqja e vetme zyrtare për aplikimet për vizë elektronike shqiptare, së cilës duhet t’i drejtoheni, është:
https://e-visa.al/”, thuhet në njoftim.

MEPJ u bën thirrje qytetarëve dhe të interesuarve të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin vetëm burime zyrtare për aplikime dhe informacion, me qëllim shmangien e çdo abuzimi të mundshëm. Organet e sigurise kibernetike dhe autoritetet ligjzbatuese po marrin masa për të bllokuar çdo aktivitet të paligjshëm si dhe gjurmimin dhe ndjekjen e personave përgjegjes sipas legjislacionit në fuqi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke e ndjekur këtë çështje me qëllim marrjen e masave të nevojshme”, vijon njoftimi.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos