Presidenti Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkët

Nga A2 CNN
5 Prill 2026, 09:02 | Politikë

Presidenti Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkët

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Pashkës, duke theksuar rëndësinë e besimit, shpresës dhe dashurisë, raporton A2CNN. 

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit shprehet:

Gëzuar Pashkën! Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën. Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq. Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja. Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja!

Presidenti Begaj uroi që kjo festë e shenjtë të forcojë besimin dhe solidaritetin mes qytetarëve, duke sjellë më shumë harmoni dhe mirësi në shoqëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos