Berisha djeg Binajn për Alimehmetin? Përgjigjet doktori: Kam vendosur të…

Nga A2 CNN
4 Prill 2026, 21:34 | Politikë

Berisha djeg Binajn për Alimehmetin? Përgjigjet doktori: Kam vendosur

I ftuar në studion e emisionit “Terminal” në A2 CNN, Ilir Alimehmeti komentoi deklaratat e bëra më herët nga Sali Berisha lidhur me kandidaturat për zgjedhjet vendore.

Duke iu referuar Florian Binajt, Alimehmeti sqaroi se Berisha nuk ka përmendur emra konkretë, por ka theksuar se opozita nuk do të dalë me kandidatë të pavarur.

Ilir Alimehmeti: Berisha në fakt tha që nuk do shkojmë me kandidat të pavarur, pra është qasje e partisë politike. Nuk u fol për emra të veçantë.

Rrugës mund të jetë edhe zoti Binaj, që ka dhënë një kontribut të frytshëm për Partinë Demokratike në një periudhë të vështirë.

Pra Partia Demokratike do dalë me një kandidat të vetin, apo edhe të një koalicioni, pasi mund të jetë edhe koalicion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos