Arben Ahmetajt i digjet mandati, Rama: Besojeni ose jo, nuk e dija! S'diskutuam për të në mbledhje

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 15:35 | Politikë

Arben Ahmetajt i digjet mandati, Rama: Besojeni ose jo, nuk e dija!

Arben Ahmetaj i është hequr mandate për shkak se ka kaluar 6 muaj pa shkuar në Kuvend dhe në një kohë kur nuk ka një informacion nëse do jetë Dallëndryshe Bici apo Plarent Ndrecaj ai që do e zëvendësojë, kryeministri Edi Rama është krejtësisht i painformuar për këtë zhvillim.

Ka qenë ai vetë që ka konfirmuar një fakt të tillë, në përfundim të mbledhjes së ministrave që pati në Lezhë. Pyetur nga gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, Rama tha se kush do marrë mandatin e Ahmetaj, nuk ka dijeni.

“Besojeni ose jo, ne i kemi të ndarë punët, natyrisht që unë informohem, patjetër që më informojnë drejtuesit politik, por punët i kemi të ndara, tani po e dëgjoj këtë, se dija që ky afat ishte, nuk u ngrit në diskutimin me mbledhje”, tha ai.

Arben Ahmetaj nuk ka më mandat deputeti. Ish-zëvendëskryeministri tashmë në arrati prej gati gjashtë muajsh mbushi mungesat që parashikon Kushtetuta për të humbur mandatin e deputetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos