Arrestime dhe të lënduar pas protestës, Berisha niset drejt Traumës

Nga A2 CNN
22 Mars 2026, 22:29 | Politikë

Arrestime dhe të lënduar pas protestës, Berisha niset drejt

Pas përfundimit të protestës së opozitës në Tiranë, disa persona janë shoqëruar dhe arrestuar nga policia në Komisariatin nr. 1 dhe Komisariatin nr. 4.

Sipas të dhënave, gjatë tubimit janë përdorur molotovë dhe lëndë piroteknike, ndërsa janë shënuar edhe sulme ndaj disa institucioneve.

Ndërkohë, raportohen edhe protestues të lënduar. Burime për gazetarin e A2 CNN, Anesti Bajramemaj, bëjnë me dije se kreu i PD-së, Sali Berisha, është nisur drejt Spitalit të Traumës për të parë nga afër gjendjen e të lënduarve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos