
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është larguar nga protesta e opozitës në Tiranë, pasi është ndjerë keq si pasojë e gazit lotsjellës të përdorur nga policia.
Sipas raportimit të gazetarit të A2CNN, Anesti Bajramemaj, Berisha ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe shikimin, të shkaktuara nga ekspozimi ndaj gazit.
Aktualisht, kryedemokrati ndodhet pranë banesës së tij. (A2 Televizion)