
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me protestuesit janë nisur drejt selisë së Partisë Demokratike në vijim të protestës së opozitës në Tiranë.
Pas marshimit në disa zona të kryeqytetit, lëvizja e protestuesve është orientuar drejt selisë blu, ndërsa policia ka vendosur kordon sigurie në rrugët që të çojnë drejt Parlamentit.
Berisha ka qenë i shoqëruar nga deputetë të PD-së dhe mbështetës. (A2 Televizion)