Arrestimi i Maduros në Venezuelë, Berisha: Inkurajim për PD, protesta të vazhdueshme kundër Ramës

Nga Fjorela Beleshi
3 Janar 2026, 15:01 | Politikë

Partia Demokratike e ka cilësuar një lajm të mirë për shqiptarët arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro. Duke e krahasuar Ramën me Maduron, lideri i opozitës Sali Berisha mendon se ka ardhur koha që Edi Rama të rrëzohet nga pushteti përmes protestave.

Jo vetëm për shkak të krahasimit me emrin, por edhe sepse në pushtet Rama dhe Maduro kanë ardhur në të njëjtin vit, theksoi Berisha, shkruan A2 CNN.

Sali Berisha nuk është i qartë nëse skenari i protestave do të jetë si ai i 22 dhjetorit, apo nëse do të ketë një vendosje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara selisë së qeverisë.

Megjithatë, Berisha e ka të qartë se fati i opozitës do të varet nga rezultati i protestës.

Nga qytetarët digjitalë, kreu i PD u pyet nëse ekziston mundësia që Lea Ypi të jetë në krye të një qeverie teknike, pas deklaratës së saj në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, ku ajo la të hapur mundësinë për të hyrë në politikë.

Këto deklarata Berisha i bëri në komunikimin e tij të parë publik për vitin 2026, pas festimit të Vitit të Ri me familjen në shtëpi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos