Shpallja non grata e gazetarit Artan Hoxha nga Greqia, për Fredi Belerin nuk ka të bëjë me çështjen e tij. Në një lidhje me “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, eurodeputeti tha se çështjet me gazetarin Hoxha i ka zgjidhur në gjykatë.
“Po lexoj që ishte hakmarrje për çështjen Beleri. Nuk ka të bëjë shpallja e zotit Hoxha non grata me çështjen Beleri unë jam përballur me zotin hoxha në gjykata ai vazhdon të shpifë dhe të thotë opinionet e veta për lajmet dikush duhet t’i vërë një barrierë”, tha Beleri në Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Beleri u shpreh se media greke e ka bërë të ditur sot arsyet e shpalljes non grata, por sipas tij gazetaria të vetëpastrohet dhe të mos shpifë.
“Çështja Beleri nuk ka të bëjë me ndalimin e zotit Hoxha, e ka shkruar media greke sot arsyen. Nuk kam informacion zyrtar. Unë jam përballur dhe jam akoma në gjyqe shqiptare ai është shmangur dhe nuk e gjente policia për t’i dhënë fletën e thirrjes. Figurat publike kanë të drejtën e mbrojtjes së jetës private, nuk mund të flasësh duke shpifur. Vetë gazetarët duhet të vetëpastrohen dhe të kemi një gazetari të denjë”, theksoi Beleri në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
(A2 Televizion)
