Asambleja e PS, A2CNN mëson mesazhet që dhanë disa prej drejtuesve politikë

Nga Fjorela Beleshi
21 Mars 2026, 18:54 | Politikë

Asambleja e PS, A2CNN mëson mesazhet që dhanë disa prej

A2CNN ka zbardhur disa nga mesazhet e disa drejtuesve politike gjatë raportimit te tyre në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Belinda Balluku është shprehur: “Problematikat që kemi identifikuar në fillim në Qarkun e Fierit kanë qënë konfliktet e brendshme, hatërmbetjet dhe mungesa e meritokracisë. Një parti e mbyllur, e përgjumur dhe vështirësi për anëtarësime të reja. Suksesi, puna konstante në terren. Duhet të marrim nga “thesi” i PD që të rrisim kapacitet tona”.

Sipas burimeve të A2CNN, Ulsi Manja ka thënë: “Problematika e Qarkut Lezhë është organizimi i brendshëm i partisë, sidomos në Kurbin ose në Mitditë, edhe pse modelin e kemi në Lezhë, ku Bashkia dhe Partia funksionojnë si një mekanizëm i vetëm. Puna jonë duhet të përqëdnrohet tek votat e partive të tjera, jo PD, sepse ata janë përqëndruar tek vota familjare dhe e fisit”.

Ndërsa Niko Peleshi mësohet të jetë shprehur: “Anëtarët e partisë që janë të punësuar, në vend që të jenë më aktivët, janë më pasivët. Kryetarët e organizatave janë kthyer si ndërmjetës punësimesh. Duhet të bëjmë më shumë për t’ju dhënë mundësi të rinjve që të emigrojnë apo migrojnë”.

Nesër, në orën 10:00, Edi Rama do të mbledhë drejtuesit politikë në seli.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos