Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

Nga A2 CNN
21 Mars 2026, 12:57 | Politikë

Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndërmarrë një nismë ligjore për uljen e numrit të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

“Nuk besoj se ka shqiptarë që do thoshte na duhen më shumë deputetë. Ne do zbresim numrin e deputetëve dhe besoj për këtë ne jemi vonë por prapë kemi të gjithë kohën që t’i thërrasim shqiptarët në referendum dhe ndaj ne do çojmë përpara ligjin e munguar për referendumet sepse ka edhe tema të tjera që duhet ti vendosim përpara shqiptarëve dhe t’i lëmë të thonë se kush është me kë. Besoj që ligji i ri për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni”, tha Rama.

Kuvendi aktualisht ka 140 deputetë. Edhe më parë është përmendur nga aktorët politikë mundësia për ta ulur numrin në 100 deputetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos