PS ndryshon drejtuesit politikë, ja ku caktohen Spiropali, Balla dhe të tjerët. Gjiknuri largohet nga Vlora

Nga Fjorela Beleshi
21 Mars 2026, 13:06 | Politikë

PS ndryshon drejtuesit politikë, ja ku caktohen Spiropali, Balla dhe

Në mbledhjen e Asamblesë të Partisë Socialiste e Shqipërisë janë vendosur disa ndryshime të drejtuesve politikë në qytete të ndryshme dhe në zonat e Tiranës.

Taulant Balla, Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe janë caktuar në njësinë numër 5 në Tiranë, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari është caktuar drejtues politike i njësisë 10 në kreyqtet, Damian Gjiknuri është larguar nga vlora dhe është vendosur në njësinë numër 4.

Elisa Spiropali gjithashtu do të jetë pjesë e skuadrës politike të Tiranës, por jo si drejtuese Qarku, mëson A2 CNN. Ajo është caktuar në njësinë 11 bashkë me ish-ministren e financave Anila Denaj.

Në njësinë numër 1 janë caktuar Lindita Nikolla, në njësinë 3 Iris Luarasi dhe Edona Bilali, në njësinë 4 përveç Gjiknurit edhe Blerina Gjylameti, në njësinë 7 Sofian Jaupaj dhe Enkelejd Musabelliu, në njësinë numër 8 Igli Hasani dhe Vilma Premti. Në njësinë 9 janë caktuar Ogerta Manastirliu dhe Olta Xhaçka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos