PD vijon t’i kërkoj dorëheqjen ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të fotove, ku sipas demokratëve, kryediplomati ju referohet shqiptarëve në Maqedoni si “idiotë” në një komunikim me grupin e ambsadorëve në Whtasapp.
Demokrati Belind Këlliçi publikoi një tjetër foto, ku pretendon se Hoxha është larguar nga grupi ku ka dërguar mesazhin pasi e ka fshirë atë.
Pavarësisht se këto akuza i hodhi poshtë në një reagim Ministria e Jashtme duke i cilësuar si një komunikim të sajuar dhe që nuk kishte asnjë lidhje me realitetin, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut me anë të ministrit Besar Durmishi kanë kërkuar një sqarim zyrtar nga Tirana si dhe një kërkim faljeje nga ministri Hoxha për fjalorin e përdorur ndaj shqiptarëve. (A2 Televizion)