Debati për mesazhin e ministrit Hoxha, Bujar Osmani: Etiketat kanë pak rëndësi se sa politikat që bllokojnë BE-në

Nga A2 CNN
25 Prill 2026, 16:57 | Politikë

Debati për mesazhin e ministrit Hoxha, Bujar Osmani: Etiketat kanë

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar në lidhe me mesazhin e publikuar nga PD në Shqipëri, ku pretendohet se ministri i Jashtëm Ferit Hoxha iu është drejtuar shqiptarëve në RMV si “idiotë”.  

Osmani thotë se etiketat për përfaqësuesit në qeveri janë më pak të rëndësishme se sa pyetja që dëgjon nga aktorë ndërkombëtarë, që thonë se ata mbështesin politika që bllokojnë rrugën drejt BE-së, raporton A2CNN. 

Ish-kryediplomati pyet si pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët, kur heshtin përballë padrejtësive që prekin pikërisht shqiptarët.

Nuk e di nëse është thënë, dhe pse përfaqësuesit në qeveri janë quajtur ashtu. Etiketat janë më pak të rëndësishme se pyetja që dëgjoj shpesh nga aktorë ndërkombëtarë për këta në qeveri: Si pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët, kur shqiptarët janë 100 % pro-evropianë, ndërsa ata mbështesin politika që e bllokojnë rrugën drejt BE-së? Si pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët, kur krijojnë ambient që gjuha shqipe të trajtohet si çështje dytësore e jo si e drejtë e barabartë? Si pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët, kur mekanizma realë mbrojtës zëvendësohen me ligje të dobëta, pa fuqi ekzekutive? Si pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët, kur heshtin përballë padrejtësive që prekin pikërisht shqiptarët? Pra, çështja nuk është fjala e djeshme.  Çështja është kontradikta e përditshme mes asaj që pretendohet dhe asaj që bëhet”, shkruan Osmani në rrjetet sociale.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos