Kryeministri Edi Rama u tha liderëve europianë në Samitin e Komunitetit Politik Europian se 52% e shqiptarëve votuan pro tij në zgjedhjet e 11 majit, për të mbështetur rrugëtimin europian të Shqipërisë.
“Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Europa ku ka qenë më e pranishme se kurrë. Ishte kënaqësi që fushata u përqendrua te kjo fjalë: Europë, identitet, përkatësi. Dhe identiteti fitoi më shumë se 52% të votave. Për mikun tim të dashur Keir, ishte një rezultat mjaft i ngjashëm me referendumin e Brexit-it, por me role të përmbysura, 52% për ne për të mbetur apo në rastin tonë për t’iu bashkuar. Por nuk ka krahasim 48%-shi i mbetur i votuesve. Ata nuk janë euroskeptikë, janë thjeshtë euro optimistë të painformuar, të cilët mendojnë që duhet të isha shkarkuar, meqë nuk e integrova Shqipërinë në BE shumë kohë më parë”, tha Rama, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)