Protesta e opozitës, shkon mbi 20 numri i personave të shoqëruar

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 21:59 | Politikë

Protesta e opozitës, shkon mbi 20 numri i personave të shoqëruar

Mbi 20 persona janë shoqëruar mbrëmjen e së premtes, gjatë protestës kombëtare të Partisë Demokratike.

Tubimi u shoqërua me tensione e përplasje menjëherë pasi nisi hedhja e fishekzjarreve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë, shkruan A2.

Protestues dhe deputetë demokratë, përfshi Luçiano Boçin, Klevis Balliun dhe Flamur Nokën u lënduan pasi policia hodhi gaz lotsjellës si dhe spraj në drejtim të tyre.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos