Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2026, 16:43 | Politikë

Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues i Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla priti në Kuvendin e Shqipërisë përfaqësues të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e iniciativës “Të gjithë për Luftëtarin” i dorëzuan një certifikatë mirënjohjeje Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen dhe angazhimin institucional në mbrojtje të pafajësisë së udhëheqësve të UÇK-së.

“Asnjëherë më bukur Kuvendi i Shqipërisë ndërsa mirëpret ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh Balla, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit institucional dhe kombëtar në këtë proces.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi një rezolutë në mbështetje të pafajësisë së ish-komandantëve të UÇK, me kërkesën ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë dhe institucioneve ndërkombëtare që të garantojnë një proces të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar dinjitetin e luftës çlirimtare. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos