VKM, ngrihet Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2026, 16:29 | Politikë

VKM, ngrihet Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar

Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për ngritjen e Inspektoriatit Qendror të Arsimit Parauniversitar (IQAP), institucion publik në varësi të Ministria e Arsimit dhe Sportit, raporton A2CNN.

Misioni i IQAP thuhet se do jetë garantimi i zbatimit të legjislacionit përmes inspektimit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në vend.

Ai do të verifikojë pajtueshmërinë e veprimtarisë së shkollave me kuadrin rregullator në fuqi, do të unifikojë praktikat e inspektimit dhe do të vlerësojë përmbushjen e kritereve të licencimit nga institucionet arsimore private.

Inspektoriati, në raste shkeljesh, do t’i propozojë ministrit përgjegjës masa administrative, përfshirë pezullimin apo heqjen e licencës.

Funksionet inspektuese të Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar dhe të drejtorive rajonale do të transferohen pranë IQAP-it. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos