Nga pagat e mësuesve te regjistri për lojërat e fatit, zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2026, 14:40 | Politikë

Nga pagat e mësuesve te regjistri për lojërat e fatit, zbardhen

Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh që prekin sistemin arsimor parauniversitar, Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, si dhe rregullimin e lojërave të fatit në vend.

Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime për disa ndryshime:

- Në vendimin nr.425, datë 26.6.2024, të “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në Institucionet Arsimore dhe në Institucionet Plotësuese të Sistemit Arsimor Parauniversitar”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.

- Në vendimin nr.420, datë 26.6.2024, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

- Në vendimin nr.4, datë 9.1.2025 “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore dhe përcaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shpërblimeve për punonjësit e Policisë së Shtetit”.

-Vendim për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Qendror të Arsimit Parauniversitar, shkruan A2.

-Vendim për miratimin e rregullave për organizimin, të kritereve, të mënyrës së mbështetjes dhe të masës së shpërblimit financiar për të rinjtë në Programin e Talenteve Rinore.

-Vendim për krijimin, mbajtjen dhe funksionimin e Regjistrit Elektronik të personave, për të cilët është vendosur moslejimi për t’u futur në ambientet e lojërave të fatit, në faqe interneti, në aplikacione ose në platformë elektronike, ku mund të luhen lojërat e fatit, sipas kategorisë së licencuar, si dhe rregullat për paraqitjen, shqyrtimin, miratimin, anulimin apo refuzimin e kërkesës për moslejimin e personave për të hyrë në ambientet e lojërave të fatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos