Opozita kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për Ballukun, duke akuzuar Edi Ramën se po mbron korrupsionin e Belinda Ballukut që arrin në shifrën e 1 milion eurove dhe po pengon drejtësinë.
Opozita nuk heq dorë nga kërkesa përmbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit, zëvendëskryeministres dhe ministres Belinda Balluku.
Kjo kërkesë, sipas Gazment Bardhit, vjen pasi prokurorët e SPAK kanë deklaruar se Belinda Balluku po intimidon vartësve të saj, të cilët, siç tha ai, ditët e fundit janë kthyer në bashkëpunëtorë të drejtësisë.
Sipas Bardhit, rëndesa e akuzave dhe çështjeve për të cilat po hetohet Belinda Balluku kap shifrën e rreth 1 miliard eurove. Ai akuzon kryeministrin Rama si orkestrues të kësaj skeme.
Ndërsa Oerd Bylykbashi e quajti çështjen Balluku autopsi te një shteti të kapur nga korrupsioni dhe për këtë arsye socialistët po bëhen mburojë.
Ai vlerësoi gjithashtu integritetin dhe profesionalizmin e prokurorëve të SPAK në këtë çështje dhe theksoi se provat që u paraqitën në Kuvend për Belinda Ballukun tashmë ndodhen edhe në duart e opozitës shqiptare. (A2 Televizion)