Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2026, 22:12 | Politikë

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka akuzuar policinë se po arreston protestuesit dhe gjithashtu theksoi se janë shoqëruar shumë kryetarë të degëve.

“Çdo qytetar që ka protestuar në mënyrë paqësore, që del nga selia e PD, arrestohet nga punonjës me uniformë ose banditë që kanë rrethuar të gjithë perimetrin e selisë pa asnjë mjet identifikimi", tha Bardhi, shkruan A2.

"Ka civilë që kanë marrë me dhjetëra kryetarë të degëve të PD. Deri tani janë mbi 40 persona”, shtoi Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos