Protesta e PD, Bardhi: Gazi lotsjellës brenda xhamisë, akt i rëndë dhe i papranueshëm

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2026, 21:12 | Politikë

Protesta e PD, Bardhi: Gazi lotsjellës brenda xhamisë, akt i

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, denoncoi se forcat e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës brenda xhamisë, në një moment kur, sipas tij, nuk kishte asnjë protestues.

"Hedhja e gazit lotsjellës brenda xhamisë, në një moment kur nuk ka asnjë protestues, përbën një akt të rëndë dhe të papranueshëm. Është një cenim i hapur i lirisë së besimit dhe një përpjekje brutale për të penguar besimtarët myslimanë të kryejnë ritet e tyre pas iftarit", lexohet në reagimin e Bardhit, shkruan A2.

"E dënoj me forcën më të madhe këtë veprim, që i ngjan praktikave të një regjimi represiv dhe bie ndesh me çdo standard demokratik. Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit, është e papranueshme që në këtë vend të përdoren metodat diktatoriale të regjimit komunist. Bustin e rrëzuam 3 dekada më parë, prandaj frikën dhe dhunën nuk do t’i lejojmë të ngrihen sërish", shtoi Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos