
Një protestuesi i ka rënë të fikët gjatë protestës së sotme të Partisë Demokratike.
Protestuesit e tjerë thirrën ambulancën, ndërkohë që rrethuan protestuesin e shtrirë në tokë, shkruan A2.
Por, në fund, ai u dërgua në spital me makinë private.
Momente tensioni janë regjistruar edhe para Kuvendit, teksa protestuesit e janë përplasur me forcat e policisë që kishin rrethuar godinën.
(A2 Televizion)