“Bandë kriminale…”/ Debat mes Qafokut dhe Gjonit: Është e papranueshme, keni qenë edhe gjyqtar…

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2026, 22:54 | Politikë

Është përfshirë nga debat studio e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN mes gazetarit Roland Qafoku dhe ish-gjyqtarit dhe deputetit aktual të Partisë Demokratike Gjin Gjoni lidhur me rolin dhe qëndrimet ndaj SPAK.

Për Qafokun është e papranueshme që SPAK të cilësohet si bandë kriminale, duke theksuar se një institucion i drejtësisë nuk mund të funksionojë pa mbështetjen e forcave politike që synojnë të qeverisin. Ai e quajti të papranueshëm qëndrimin e Partisë Demokratike, sipas të cilës, SPAK dhe kreu i tij, Altin Dumani, janë etiketuar si bandë kriminale.

Nga ana tjetër, Gjoni argumentoi se SPAK ka vepruar në mënyrë selektive, duke përmendur raportin e OSBE-ODIHR, ku sipas tij ngrihen shqetësime për arrestime të figurave të opozitës para zgjedhjeve. Sipas tij, veprime të tilla krijojnë perceptim favorizimi ndaj mazhorancës.

Pjesë nga debati Qafoku-Gjoni në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN

Qafoku: Në aspektin politik ne që e mbështesim SPAK-un jemi shumë pak përballë asaj që duhet ta mbështesë SPAK-un ajo që është alternativë për në qeverisje. Sepse deri më sot qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike është që SPAK është bandë kriminale, Altin Dumani është kryebanditi i SPAK-ut dhe si të tillë ne nuk shkojmë dhe nuk mund të ecë një institucion kur nuk ka mbështetjen e një partie që është alternativë për të qeverisur. Kështu që në këto momente është imperative, e theksoj këtë, sepse ne kemi sulme nga mazhoranca ndaj SPAK-ut dhe ju me të drejtë i përmendët ato dhe unë jam shumë dakord me ato, por të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe Partia Demokratike.

Gjoni: Kur në raportin e OSBE ODIHRIT të jepet që e gjithë elita politike e opozitës burgoset përpara zgjedhjeve dhe shkruhet e zeza mbi të bardhë dhe në takimin që kam patur sot me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, është diskutuar kjo, sepse SPAK deri në momentet e fundit ka qenë selektiv dhe kjo ka ndodhur para zgjedhjeve.

Qafoku: Po jo bandë.

Gjoni: Po ka qenë selektiv. O zotëri, fakti që ti kërkon të favorizosh një palë kundrejt një pale tjetër para zgjedhjeve.

Qafoku: Po jo bandë zoti Gjoni, se ju jeni një nga gjykatës i spikatur në Shqipëri dhe termi bandë kriminale është e papranueshme.

Gjoni: Por ama të japësh favore forcës qeverisëse duke arrestuar dhe proceduar të gjithë elitën politike dhe drejtuesit politikë të opozitës para zgjedhjeve. Më fal.

Qafoku: Pse e vlerësoni ju kur arreston Erjon Veliajn, kur arreston Ilir Beqën, kur arreston tjerë?

Gjoni: Më fal ja të dalim pse denoncimet, ja të dalim te këto se ti e hap, e hap debatin. Jo, vetëm e hap debatin. Tani të hetosh zotin Veliaj, më fal, për të mbathura dhe të hetosh zotin Beçaj për 200.000 euro më fal. Gjithë shqiptarët e dinë që inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe kush e ka vendosur firmën pa vendim të këshillit bashkiak dihet. Ju e dini që çështja e Chekup dhe e gjithë tenderave në shëndetësi me firmën e ku janë bërë dhe hetohet një çështje dytësore.

Në 35 vjet si politikan të zotit Berisha në pasurinë e tij dhe në vendimmarrjen e tij kanë gjetur një vendim që nuk ka qenë nominativ. Kjo është jo si rrjedhojë i zotit Berisha është si rrjedhojë e hetimit që është realizuar se ç' deklaron zoti Berisha është politik, por SPAK deri në momentin aktual nuk ka arritur të nxjerrë dhe të evidentojë aktet. Zoti Berisha është në gjyq, nuk është hetim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos