Basha sulmon opozitën e Berishës: Në vend të derdhen shesheve, mezi mbushin një rrugicë

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2024, 11:44 | Politikë

Basha sulmon opozitën e Berishës: Në vend të derdhen

Nga selia e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, hodhi akuza në drejtim të palës tjetër të opozitës, sipas së cilit, duket fare qartë se ka vendosur interesat personale mbi interesat e qytetarëve.

Ai tha se Partia Demokratike e drejtuar prej tij refuzon që t’i bashkohet këtij grupimi, për sa kohë që sipas tij, askush nuk ngjall besim të popullit.

“Arsyeja e vetme është dobësimi i opozitës nga një grusht njerëzish që interesin personal e kanë vënë mbi interesat e qytetarëve, kjo strategji duket kudo, si sot në parlament, duket në tendencën për t’iu imponuar halleve të qytetarëve, në vend që të ngjallë besim, ngjall dëshpërim, në vend që të derdhet në bulevarde mezi mbush rrugicat, të lënë mënjanë interesat personale, nuk jemi pjesë e kësaj, kemi bërë thirrje dhe kemi paguar një çmim të lartë që kjo të mos ndodhë, PD-ja të mos shkatërrojë ndjesinë e shpresës, por të ndërtojë një të tillë përmes qëndrimeve, propozimeve, ofertave programore dhe së shpejti një ekipi njerëzish që testin kryesor e kanë për të provuar që janë aty, jo si mbushës numrash, por për t’i dhënë fund telenovelave me 4-5 aktorë me 1-2 regjisor”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos