Basha prezanton programin për zgjedhjet 2025, ndërpritet energjia në sallë

Nga A2 CNN
1 Qershor 2024, 12:31 | Politikë

Gjatë prezantimit të programit elektoral të Lulzim Bashës për zgjedhjet e vitit 2025, është ndërprerë energjia elektrike. Por të pranishmit në sallë kanë duartrokitur për t’i dhënë forcë.

Partia Demokratike zyrtare ka mbledhur këtë të shtunë Kuvendin Kombëtar, ku kreu i saj po  prezanton programin për zgjedhjet e 2025.

Në fjalën e tij Basha e ka vënë theksin te fondi për mirëqënien e familjes, reformën e pronave, taksimi, vëmendjen i ka kushtuar edhe statusit të të përndjekurve.

Në kuadër të kësaj iniciative, Basha tha se do të jepen 2 000 euro për çdo bebe që lind, ndërsa për çiftet që sjellin në jetë fëmijën e tretë, do të ndahen 20 mijë euro.

Po ashtu, sipas këtij programi, 5 000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjeç që angazhohen 4 vite në ushtri dhe do të paguhen si rezervistë deri në moshën 45-vjeçare. Basha përsëriti edhe një herë mbështetjen e Partisë Demokratike për institucionet e drejtësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos