Berisha: Edi Rama, dorëzoja komisionin opozitës që të luftojë korrupsionin. Të ftojmë Komisionin e Venecias dhe të rindërtojmë sistemin e drejtësisë

Nga A2 CNN
31 Maj 2024, 23:10 | Politikë

Berisha: Edi Rama, dorëzoja komisionin opozitës që të

Sali Berisha ka bërë me dije kushtin e PD së Rithemelimit për të marrë pjesë në superkomisionin antikorrupsion. Ai kërkon që Rama t'ia japë opozitës komisionin dhe diagnozën e sistemit të drejtësisë ta përcaktojë Komisioni i Venecias.

“Dorëzoja komisionin Edi Rama, dorëzoja opozitës. Të shohin shqiptarët se kush po e lufton korrupsionin dhe si luftohet korrupsioni. Po nuk e dorëzon dot se ti je i nxirë, se ti vjedhjen dhe drogën i ke të pandarë, i ke pasionet e shpirtit tënd. Miqtë e mi, nuk e dorëzon dot sepse gjatë asaj periudhe, aty janë buletinet, mesatarja e përgjithshme e një tenderi ishte 7.7 pjesëmarrës. Dhe prokurimet publike direkte të ndaluara me ligj.  Kurse sot kjo mesatare është asgjësuar. Ka zbritur në 2.2 pjesëmarrës, ka zbritur në pazar, ka zbritur në parashitje. Edi Rama, dorëzoja komisionin opozitës që të luftojë opozita korrupsionin me shpatën e transparencës, me ligjin e transparencës. T’u kthejmë shqiptarëve besimin te mundi i tyre, te djersa e tyre, te Shqipëria. Tani me komisionin Xhafa do të kontrollojë gjer në palcë edhe Skapin dhe gjykatat. Skapin ai e kontrollon, duhet të jemi realistë, e kontrollon fuqishëm. E kontrollon se i ka përzgjedhur me kriterin e mercenarizmit, të pengut, të lidhjeve me krimin. Por tani kërkon ta zgjerojë në të gjitha instancat. Edi Rama, kurrë ne nuk bëhemi ortakë me ty. Kurrë ne nuk marrim pjesë! Kurrë! Ka ikur koha e opozitës fasadë, tani është koha e opozitës së vërtetë”, tha Berisha.

“Të ftojmë Komisionin e Venecias, jo me diplomatë diletantë, jo me diplomatë me interesa korruptive, të marrim Venecian, t’i themi urdhëroni se si është shkatërruar sistemi, hajt ta rindërtojmë. Shqiptarët duan drejtësi, shqiptarët meritojnë të drejtën për drejtësi. Shqiptarët nuk mund të jenë kombi i drejtësisë së mohuar. Thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar është mos mbuloni modelin e dështuar. Se ju emëroheni, vini dhe shkoni, kurse qytetarët e mi mbeten pa drejtësi për shkak të faqeziut Edi Rama, i marrë peng nga të gjitha anët. Nuk them, eksperimenti juaj dështoi se u ngrit mbi korrupsionin. A e dini ju se Vllahica ishte ambasadorja më e korruptuar që ka shkelur në këtë vend. Hajde tani të thërrasim Komisionin e Venecias, janë juristët më të shquar të Europës, kanë eksperiencën më të mirë në Europë, të ulemi dhe t’u japim shqiptarëve drejtësinë e mohuar”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos