“Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje”, Berisha: Protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare

Nga A2 CNN
18 Tetor 2026, 12:59 | Politikë

“Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje”, Berisha: Protestat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar sërish sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si të vetmen zgjidhje për rikthimin e normalitetit në vend.

Në një deklaratë në ditën e 6-të të protestës së studentëve, Berisha akuzoi kryeministrin se përmes reagimeve të tij publike nuk po arrin të qetësojë situatën, ndërsa i cilësoi protestat e ditëve të fundit si pasojë të asaj që e quajti dhunë 13-vjeçare të qeverisjes së Ramës.

"Ka vetëm një zgjidhje për të rikthyer normalitetin në këtë vend dhe e kanë shprehur me qartësi si kristali ata dhjetëra mijëra studentë e gjimnazistë këto ditë të protestës së tyre heroike. Ajo zgjidhje është: Rama jep dorëheqjen. Kjo kërkesë është shprehur qartë edhe nga qindra mijëra qytetarë që mbështesin studentët nga shtëpitë e tyre dhe absolutisht po të jetë nevoja edhe ata do zbresin në shesh krahas djemve dhe vajzave të tyre, ndaj mos e provoko më situatën më tej", tha Berisha. 

"Zgjidhja është vetëm një: jep dorëheqjen menjëherë. Dhuna e vërtetë nuk është ajo që ti mashtron. Po si ke fytyrë dhe del e flet për dhunë para shqiptarëve. Del në mëngjes dhe flet mbi një orë, e quan protestën e mbështetur nga mbarë bota, si flamë. Fëmijët e Shqipërisë i quan të verbër dhe kokëboshë. Akuzon studentët e të rinjtë për dhunë mor faqezi. Jo, Edi Rama, ajo nuk është dhunë. Ajo që ka ndodhur këto ditë është direkt pasojë e dhunës tënde. Pasojë e dhunës tënde 13-vjeçare", vijoi kryedemokrati.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos