
“Kreu i SPAK po u lexonte agjentëve të BKH urdhrin e Ramës për armatosjen e tyre me revole dërrase”. Kështu u shpreh kreu i partisë Demokratike Sali Berisha pas daljes nga SPAK, ku si çdo të hënë zbaton masën detyrim paraqitje. Në një deklaratë për mediat, kreu i selisë blu deklaroi Rama e mbajti të fshehtë mbi 20 ditë shkuarjen e agjentëve të BKH-së me
“Po të kërkoni ju të futeni në atë ndërtesë, nuk u lejojnë sepse po zhvillohej një takim shumë i veçantë. Altin Troplini kishte mbledhur BKH-në dhe u lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës. Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase. Më patllake të vërteta nuk do ketë, se na e tmerruan kryeministrin. Dhe e kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë. Shkuarjen e agjentëve të BKH në kryeministri me patllake, Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë 20 e ca ditë dhe e nxori të nesërmen e vendimit të Irenave të Kushtetueses. Të vendimit antikushtetues, antiligjor, të turpshëm, të paprecedent në historinë e Europës dhe botës për një vend me shtet ligjor”.
Sipas tij, Rama ka marrë zemër sepse Kushtetuesja ka mbyllur çdo mundësi për hetimin e ministrave.
“Kjo i dha zemër Edi Ramës. Shikoni pse foli dje ai. Ai foli dje sepse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mbyllet absolutisht çdo mundësi e institucionit të hetimit të hetojë ministra. Ai mori garanci të plotë për këtë, sepse në rast se nuk ka pezullim, imunitetin dhe arrestimin ai nuk e lejon kurrë, siç nuk e lejoi në rastin e Saimir Tahirit. Pra, ajo masë e vetme që u kishte ngelur në duar institucionit të prokurorisë, ishte pezullimi. Dhe këtë, pasi pariti Gjykatën Kushtetuese gjer në tjegulla, e bllokoi një masë të tillë. Një akt si ky nuk ka ndodhur kurrë”.
Duke iu referuar protestës së thirru më 22 dhjetor, kreu demokrat tha se qytetarët do t’i japin përgjigjen e merituar Ramës.
“Por unë kam bindjen më të thellë se qytetarët shqiptarë me datën 22 dhjetor do të mblidhen në Tiranë për t’i dhënë përgjigjen më të merituar vendimit të Edi Ramës për të mos lejuar hetimin e parave që ka vjedhur me Belinda Ballukun”.
(A2 Televizion)