Kryetari i PD mendon se duelin me SPAK për Belinda Ballukun e fitoi kryeministri, i cili sipas tij, mori firmën nga Gjykata Kushtetuese për të mos patur asnjë pengesë.
Berisha mendon se rikthimi në detyrë i Belinda Ballukut, tashmë me vendimin e Kushtetueses, është një akt i pakthyeshëm, shkruan A2 CNN.
“Tani nuk ka shpresa që kreu i ri i SPAK, klodian Braho, mund të shkojë deri në zyrën e Kryeministrit për ta hetuar”, tha mes të tjerash Berisha.
Përballë kësaj situate, PD është e vendosur që të mos ulet më në tryezë me Edi Ramën duke bojkotuar Zgjedhoren dhe Territorialen, sidomos me koston e krijuar për opozitën pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Deri më tani opozita duket që ka braktisur vetëm dialogun me mazhorancën, jo institucionet. Edhe pse tashmë zgjidhjen e sheh vetëm nërrugë.
Kujtojmë se të hënën e 22 dhjetorit opozita ka thirrur protestë kombëtare për largimin Edi Ramës dhe formimin e një qeverie teknike. (A2 Televizion)