Në podkastin e tij në fundjavë, kryeministri Rama e cilësoi rikthimin në detyrë e zv/km dhe ministres Belinda Balluku nga ana e Gjykatës Kushtetuese, si një fitore ndërinstitucionale ndaj Gjykatës së Posaçme dhe SPAK.
“Gjykata Kushtetuese hoqi pezullimin e zv. Kryeministres dhe vendosi ta gjykojë çështjen në themel në fund të janarit. Në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u smbraps nga gjykata më e lartë e vendit, një brutalitet alla shqiptarçe nën interpretimin e ligjit, i cili goditi organizmin demokratik të shtetit”, tha mes të tjerash Rama.
Ndërsa është i kënaqur me gjyqtarët që votuan në favor të tij në Gjykatë Ksuhtetuese, për të tjerët që kërkojnë rritje page po nga kjo Gjykatë, nuk e kursen sulmin.
“Falë dy shoqatash të gjyqtarëve të Shqipërisë, një tjetër brutalitet alla shqiptarçe, me hapjen e një gjyqi nga gjykatësit për të rritur pagat e tyre. Dhe atë çekiç që Republika ua ka besuar për interesin e saj të lartë të drejtesisë së barabartë për të gjithë, ata mund ta përdorin kur të duan për të hapur me dhunë arkën e buxhetit të shtetit, e për t’ja rritur rrogat vetes, dhe sa përkatësisht 1600 euro plus në muaj për gjykatat e prokuroritë e zakonshme dhe 3100 euro plus në muaj për Gjykatën Speciale e për Spak-un”, shtoi Rama.
Pezullimi i bashkëpunëtorës së tij dhe rritja e pagave të gjyqtarëve janë dy indicie për kryeministrin që ka ardhur koha për një reflektim po ashtu ndërinstitucional. A po paraljmëron kryeministri Rama ndryshime në reformën nëdrejtësi?
“Këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisësë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisësë së lartë, të Gardës së Republikës. Por duatë ndaj me të gjithë bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional. Nuk mundet kurrësesi të lejojmë medoemos që kura të bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit”, vijoi Rama më tej.
Rama nuk mjaftohet vetëm me paraljmërim për ndryshime ligjore, pasi me drejtuesin e ri të SPAK Klodjan Braho është më specifik.
“Ndërkohë që, kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, i uroj ta çojë SPAK-un në këtë trevjeçar të fundit të ciklit nëntëvjeçar, në një nivel tjetër e sidomos në luftën kundër korrupsionit, e cila nuk mund të konsiderohet e përmbushur plotësisht me sukses, nga ana e atij institucioni, nëse maskohet me statistikata të nxjerra nga “thesi i madh” siç quhet neni i mjegullt i shpërdorimit të detyrës- për të cilin sapo ka dalë edhe një direktive e re e BE-së, pikërisht për të reflektuar mbi shqetësime që nuk janë vetëm tonat apo me lojra mediatike të llojit Big Brother, me transkripte telefonash të nxjerra në shkelje të ligjit nga dosjet hetimore, për të cilat po ashtu BE-ja ka korniza shumë strikte ligjore”, përfundoi Rama.
Kujtojmë se Klodian Braho do të marrë me 19 dhjetor drejtimin e Prokurorisë së Posaçme me një mandat 3 vjeçar.
(A2 Televizion)