Berisha: Anëtarët e KLGJ janë më kriminelë se vetë Irena me 5 mbiemra!

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2026, 10:46 | Politikë

Berisha: Anëtarët e KLGJ janë më kriminelë se vetë

Kryedemokrati Sali Berisha, në dalje nga SPAK, lëshoi akuza ndaj anëtarëve të KLGJ-së, të cilët sipas tij “janë më kriminelë se vetë Irena me 5 mbiemra”, duke iu referuar gjyqtares Gjoka. Ai e konsideroi të turpshme faktin që KLGJ vendosi të mos e marrë në shqyrtim çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të Irena Gjokës.

“KLGJ-ja me votat e Yllka Rupës, name and shame, është ajo që thotë idioma angleze, emëroj dhe turpëroj. Këta turp nuk kanë, por unë këtu do i emërtoj. Me votat e Yllka Rupës, Ridvan Hados, Markelien Koçaj, Emona Muçi, Klodian Kurushi dhe kreut të tij, Ilir Rusi, me 6 vota, refuzuan apo vendosën mospranimin e nisjes së procedurave për verifikimin dhe shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit me famozen Irena Gjoka.

Miq, të dashur qytetarë dhe qytetare, këta persona, të cilët shkelmojnë mbi një seri dokumentesh zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare, dokumente të cilat i ndërpresin automatikisht mandatin Irena Gjokës, këta janë më kriminelë se vetë Irena”, tha Berisha, raporton A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos