Berisha: Berluskoni nuk iu shmang kurrë drejtësisë, kurse Rama po merr zvarrë shtetin dhe çdo gjë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2026, 19:14 | Politikë

Berisha: Berluskoni nuk iu shmang kurrë drejtësisë, kurse Rama po

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në degën 1 dhe 3 në Tiranë, deklaroi se “kurrë në histori nuk ka ekzistuar një degradim kaq ekstrem i atij që quhet shtet”.

“Degradimi, degjenerimi në kuptimin absolut të fjalës i karakterit dhe moralit zyrtar dhe ligjor të njerëzve të këtij pushteti, tejkalon çdo lloj parashikimi, libri që mund të keni lexuar apo filmi që mund të keni parë. Ne që kemi jetuar në dy diktatura, ne bëjmë krahasime dhe u them unë që në memorien tonë, kurrë nuk ka ekzistuar në Europë një diktaturë e zezë si ajo e Enver Hoxhës. Por, u garantoj se disa aspekte, dhe jo të pakta, ky regjim sot është më shkatërrimtar për qenien shqiptare se sa ç’ishte regjimi më i parë. Degradimi i këtyre pushtetarëve ka kufi vetëm qiellin. Do t’u jap një shembull. Ish-kryeministri i ndjerë i Italisë, një mik i madh i Shqipërisë, Silvio Berluskoni, e majta komuniste italiane iu përvesh, por edhe kur ishte kryeministër në detyrë, kur kryesonte G7-tën, ai nuk iu shmang urdhrave të drejtësisë. Edhe kur ato shënonin padrejtësinë më të madhe, ai nuk u shmang. Ai nuk tha kurrë se nuk do të paraqitem”, tha Berisha, shkruan A2.

“Shikoni se ç’ndodh me këtë bastard te xhelatëve komunistë, të Spiro Kolekës dhe Kristaq Ramës. Shikoni miq se si i merr zvarrë shtetin dhe çdo gjë. A ka turp më të madh, a mund të bëjnë një turp më të madh ata gjykatës që duhet të jenë gjykatësit më eprorë të shqiptarëve që e trajtojnë veten si larva, pa karakter, pa dinjitet, pa shtyllë kurrizore, pa asgjë? Por mos harroni se ata janë gjykatësit që vendosin për të drejtën tonë. Ata vendosin. Ata pranojnë çdo lloj poshtërimi dhe vetëposhtërimi. Pse? Ata kanë degraduar në atë shkallë nga frika dhe tmerri që kanë nga diktati i Edi Ramës”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos