Sali Berisha, kreu demokrat, ka folur nga Spitali i Traumës, aty ku vizitoi deputetin e lënduar Bledion Nallbati.
Berisha tha se Nallbati është goditur nga Sokol Bizhga me urdhër të Edi Ramës.
“Bledion Nallbati ka një hematomë në indet e buta dhe sipas protokollit të spitalit do të qëndrojë në observim për një kohë të caktuar për të parë nëse do të ketë pasojë të vonshme nga goditja apo jo. Njëkohësisht, mësohet se urdhërdhënësi është krimineli më i damkosur Sokol Bizhga.
E garantoj Sokol Bizhgën, që e goditi deputetin me urdhër të Ramës, që do të ketë përgjegjësi deri ditën e fundit të tij. Bizhga është njeriu që i është djegur kolegu në makinë dhe ja ka mbathur. Ky është i pafytyri Sokol Bizhga. Ai duhet të ishte dekada më parë në burg, por sot drejton policinë. Ky është Sokol Bizhga që mban sot Edi Rama. Ai është krimineli që ka zbatuar urdhrin e Edi Ramës. Sokol Bizhga është njeriu që shpirti i Gjergj Mehmetit do ta ndjekë edhe në varr kur të shkojë”, tha Berisha. (A2 Televizion)