Kreu i PD-së Sali Berisha në fjalën e mbajtur në protestën e sotme para Kryeministrisë foli "për një kryengritje paqësore", ndërsa theksoi se Shqipëria është në momentin më kritik të 35 viteve të fundit. Berisha tha se kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë drejtësisë dhe po tenton grushtin e dytë të shtetit, por sipas kryedemokratit ai do të dështojë, falë protestës dhe qëndresës së qytetarëve.
“Zhvillimet e ditëve të fundit bëjnë që ne të mblidhemi sot në këtë shesh, në këtë bulevard, në kushte ndër më alarmantet, ndoshta jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësore, në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit. Ndaj më duhet ta nisë këtë fjalë me një shprehje që sot tingëllon më aktuale se kurrë: Ata që harrojnë të shkuarën janë të dënuar ta përsërisin atë", tha Berisha, raporton A2CNN.
“Ja ku jemi këtu Edi Rama, edhe grushtin e dytë që po përgatit, do të dështojë. Dhe, shkurti është muaji kur ne zvarritëm diktatorin, shkurti është muaji kur ne do çlirojmë Shqipërinë. Po të mos ishit ju, viganë, që me guximin tuaj morët në dorë gazin dhe helmin dhe ua flakët mbrapsht hajdutëve, po të mos ishte juaj që me revoltën tuaj shpëtuat nderin dhe dinjitetin e çdo shqiptari, po të mos ishit ju që me trimërinë tuaj u bëtë lajm kryesor në Europë dhe në botë, po të mos ishit ju që rezistuat përballët helmit të skaduar dhe u përballët dhëmb për dhëmb me regjimin, absolutisht Edi Rama do ia kishte dalë me grushtin e shtetit. Por ky grusht shteti dështoi sepse siç e patë, e denoncuam atë edhe në kancelaritë më të larta të Europës, kur puthadorët e regjimit shpërndanin lajmet e rreme se gjasme Berishës iu ndërpre fjala në Strasburg. Në fakt, unë po bëja detyrën time para jush, po denoncoja me forcën më të madhe në aulën e demokracisë evropiane, Edi Ramën si kryehajduti i kombit shqiptar, Ramaduron si ndërtuesin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë”, tha Berisha në fjalën e tij.
“Fituam një betejë shumë të rëndësishme, por nuk kemi fituar ende luftën. Edi Rama, siç e patë, i ka shpallur luftë drejtësisë, ai deklaroi se në fazën tjetër të grushtit të shtetit, nuk do përfillë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Dhe, nëse ne duam të çojmë në fund këtë betejë, nëse ne duam vërtet të shpëtojmë Shqipërinë, ka ardhur koha që Edi Ramën që tentoi grushtin e shtetit dhe deklaron se nuk heq dorë nga grushti i shtetit, ta shpallim armikun jo vetëm më të pamëshirë, por edhe më të rrezikshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë. Gjatë protestës së sotme policia ka angazhuar rreth 1400 efektivë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe strukturat e tjera. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje. Po ashtu në gjendje gatishmërie janë edhe Shërbimet Shëndetësore, duke përfshirë dy ambulanca dhe maska kundra gazit”, vijoi kryedemokrati.
Gjatë protestës së sotme policia ka angazhuar rreth 1400 efektivë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe strukturat e tjera.
Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje. Po ashtu në gjendje gatishmërie janë edhe Shërbimet Shëndetësore, duke përfshirë dy ambulanca dhe maska kundra gazit. (A2 Televizion)