Tubimi i opozitës, protestuesit grumbullohen në selinë blu, pritet marshimi në drejtim të Kryeministrisë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2026, 16:57 | Politikë

Tubimi i opozitës, protestuesit grumbullohen në selinë blu,

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në protestën e tretë kombëtare të thirrur nga PD-ja, ku kërkohet largimi i kreut të qeverisë Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike, pas aferave të fundit korruptive në vend.

Një pjesë e protestuesve janë përqendruar në selinë blu, ku ka mbërritur kreu i PD-së Sali Berisha, i cili është pritur me ovacione nga simpatizantët.

Protestuesit pritet ta shoqërojnë kryedemokratin në marshimin e tij të zakonshëm në drejtim të Kryeministrisë, me sloganin: "Poshtë qeveria e krimit". 

Burime për A2 CNN nga policia bëjnë me dije se do të ketë masa shtesë me më shumë efektivë, ku rreth 1400 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe strukturave të tjera do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje. Po ashtu në gjendje gatishmërie janë edhe Shërbimet Shëndetësore, duke përfshirë dy ambulanca dhe maska kundra gazit. 

ACNN ka zbuluar edhe listën e përfaqësuesve demokratë që do të mbajnë fjalën në tubimin e sotëm, të cilët janë Ilir Alimehmeti, Xhonatan Pano, Desada Xhetani, Agron Gjekmarkaj dhe kryedemokrati Sali Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos