Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë, Gjekmarkaj: Pushteti është gati të sakrifikojë Europën për të shpëtuar veten!

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2026, 17:51 | Politikë

Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë, Gjekmarkaj: Pushteti

Ka nisur rreth orës 17:40 protesta e thirrur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, ku kërkohet largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike, raporton A2CNN.

Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj në fjalën e mbajtur tha se 'pushteti aktual është gati të sakrifikojë Europën për të shpëtuar veten", por sipas tij "kjo nuk do të lejohet nga PD-ja".

Sistemi i Rilindjes dhe Edi Ramës nuk ka më çfarë të prodhojë. Ka shkelur çdo premtim, nuk ka më asnjë alibi. Ka dhunuar votën e lirë, ka zgjatur jetën e vet përmes manovrave të padenja, ka mbijetuar politikisht duke e shndërruar shtetin në instrument pushteti.  Pasojat janë të qarta, eksod biblik i shqiptarëve, ekonomi e deformuar, shoqëri në ankth, shtet i kapur. Një qeveri mund të qeverisë katër mandate vetëm duke bërë mrekulli për qytetarët. Këtu ndodhi e kundërta, njësimi i partisë me shtetin, blerja, dajaku, propaganda dhe shantazhi. Korrupsioni u shndërrua në mënyrë qeverisjeje, jeta publike u kriminalizua, shteti u mbyt nga babëzia”, tha Gjekmarkaj.

Shqipëria 2030 është vetëm një sllogan. Jeta e përditshme e shqiptarëve është një kthim pas, si në vitin 1976, e maskuar me fjalë, fjalë, fjalë dhe shantazh publik. Ne po sakrifikojmë për ëndrrën evropiane, një ëndërr për të cilën ky komb ka paguar shtrenjtë ndër shekuj, ndërsa pushteti aktual është gati të sakrifikojë Evropën, demokracinë dhe Shqipërinë vetëm për të shpëtuar veten.  Qytetarë të republikës, jemi në një pikë kritike, kupa është mbushur. Në pushtet për të ruajtur veten është gati ta asgjësojë çdo nuancë të drejtësisë, ta marrë peng atë, të marrë peng parlamentin, të grisë kushtetutën nëpërmjet tiranisë së shumicës abuzuese. Ne nuk do ta lejojmë”, vijoi ai.

ACNN ka zbuluar edhe listën e përfaqësuesve demokratë që do të mbajnë fjalën në tubimin e sotëm, të cilët janë Ilir Alimehmeti, Xhonatan Pano, Desada Xhetani, Agron Gjekmarkaj dhe kryedemokrati Sali Berisha.

Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë, Gjekmarkaj: Pushteti

Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë, Gjekmarkaj: Pushteti

Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë, Gjekmarkaj: Pushteti (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos