
Pas tërheqjes së kandidaturave nga PS për Avokatin e Popullit, të deklaruar apk më herët nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, Berisha tha se PD ka disa kandidatura. Sipas tij njëri prej tyre është Besim Ndregjoni, i cili thekson kreu demokrat, duhet të ishte votuar.
“Ne kemi disa kandidatë që do të paraqesim. Nuk e dija këtë deklaratë të Ballës, por mos harroni një gjë, që ai ndërron nga mëngjesi në darkë deklaratat dhe nuk e ka problem dhe është i zhveshur nga karakteri dhe thotë çdo gjë.
Ne kemi kandidaturat tona, i kemi të listuara, janë të njohura. Njëri prej tyre, Besim Ndregjoni ka qenë në seancë dhe ai, në çdo lloj kodi të veprimtarisë parlamentare duhej të ishte votuar dhe duhej votohej. Pastaj janë kandidaturat e tjera të cilat PD i mbështet. Ne kemi disa kandidatura”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)