
Propozimet e depozituara nga deputeti Olsi Komici për ndryshimet në reformën në drejtësi nuk janë ndërhyrje të njëanshme të shumicës. Këtë përgjigje dha kreu i grupit parlamentar Taulant Balla kur u pyet nga gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi. Sipas Ballës këto propozime janë të konsultuara me ekspertët dhe në proces konsultimi edhe me Komisionin Europian dhe janë në funksion të përmirësimit të reformës në drejtësi në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.
Sipas tij Kushtetuta e rregulloja e kuvendit ka përcaktuar mënyrën sesi depozitohen, dhe për ndryshime ndryshime të vogla që nuk prekin thelbin, çdo deputet mund të propozojë ndryshime në funksion të përmbushjes së kushteve të integrimit.
“Ndërkohë që për ndryshime të vogla që nuk prekin thelbin, por përmirësojnë procesin besoj që inicimi i një drafti nga një deputet është hap i mirë për t’u diskutuar. Unë i ftoj të gjithë deputetët jo vetëm të opozitës por të gjithë, të shkojnë në komision ti diskutojnë, por ka edhe plot ndryshime të tjera të depozituara nga deputetë të PS e të PD një në pjesë e këtyre ndryshimeve vijnë në funksion të përmbushjes nga ana e Shqipërisë të kushteve të anëtarësimit me BE”.
Në lidhje me këtë ai theksoi se deri në vitin 2027 Kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë mbi 500 ligje.
“Siç patëm një rekord historik për hapjen e kapitujve, tani po bëhemi gati për mbylljen e disa kapitujve. Kapitujt 23, 24, 25 janë kapituj që kërkojnë më shumë kohë. Kuvendi ka një pjesë të rëndësishme të detyrave të shtëpisë. Nga shtatori 2025 -27 do të jenë mbi 500 ligje të miratuar nga kuvendi i Shqipërisë”. (A2 Televizion)