“Rama të japë me urgjencë dorëheqjen” Berisha: I bëri presion Kushtetueses për çështjen e Ballukut

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2025, 13:16 | Politikë

“Rama të japë me urgjencë dorëheqjen” Berisha: I

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka kërkuar  kryeministrin Edi Rama të japë urgjentisht dorëheqjen për çështjen Balluku, në të cilën ai e cilëson kreun e qeverisë si fajtorin kryesor.

“Edi Rama të japë me urgjencë dorëheqjen. Belinda balluku është bashkëfajtore por Edi Rama është më kryesor në vjedhjet e saj. Kjo mi zgjidh problemet. Shkoni pyesni Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin”.

Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, duke reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të kaluar për shqyrtim çështjen e pezullimit të ministres Belinda Balluku, Berisha tha se gjykata ka vepruar “nën presione të forta” nga kryeministri Edi Rama dhe kërkoi që procesi të zhvillohet në një seancë publike, për transparencë të plotë ndaj qytetarëve.

“Ndërkohë që në Gjykatën Kushtetuese të vendit zhvillohet një betejë e pashembullt në historinë e një vendi, midis institucionit të dorëheqjes dhe institucionit të vjedhjes, të përfaqësuar nga qeveria, mësohet se gjykata në një presion të tmerrshëm vendosi të shqyrtojë çështjen e përfaqësuar nga avokati i vjedhjeve qeveritare, Edvin Kristaq Rama. Duke mos komentuar më tej, në këtë çështje, i bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të parashikojë seancë publike në gjykimin e kësaj çështje pasi është çështja më e nxirë në historinë e jurisprudencës evropiane dhe botërore”, deklaroi Berisha.

Sipas tij është regjistruar në Guinnes si kryeministri i parë në histori që në vend të dorëheqjes ndaj ministres së tij, bëhet avokat në gjykata.

“Është regjistruar në Gines si kryeministri i parë në histori që në vend të dorëheqjes ndaj ministres së tij, bëhet avokat në gjykata dhe kërkon ta mbrojë duke i dëshmuar popullit të vet se çfarë fatkeqësie dhe mjerimi u ka sjellë ai gjatë qeverisjes së tij”.

Berisha i bëri thirrje parlamentit për seancë plkenare të bhapur për publikun dhe gjykatësve të denoncojnë ndërhyrjen në punën dhe veprimtarinë e tyre

“I kërkoj parlamentit të bëjë të gjitha demarshet që Gjykata Kushtetuese të zhvillojë seancë plenare të hapur për publikun, në të cilën shqiptarët të shohin me sytë e tyre, të dëgjojnë me veshët e tyre se si Edi Rama ka zëvendësuar institucionin e dorëheqjes dhe shkarkimit me institucionin e vjedhjes qeveritare.

U bëj thirrje gjykatësve të denoncojnë në format që i gjykojnë të përshtatshme çdo lloj ndërhyrje në punën dhe veprimtarinë e tyre dhe të hedhin në kosh mashtrimet dyditore të Edi Ramës, duke cituar Komisionin e Venecias për gjëra që ai nuk i ka thënë kurrë, nuk i ka shkruar kurrë. Pra, Edi Rama rishkruan edhe dokumentet për të mbrojtur e vet”.

Sipas tij, rasti përbën “një precedent të pashembullt”, pasi, siç u shpreh ai, kurrë më parë një kryeministër nuk ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur masat e marra ndaj një ministri të përfshirë në çështje të rënda.

Berisha akuzoi Ramën se po tenton të ndikojë në sistemin e drejtësisë dhe se, sipas tij, ngulmimi i kryeministrit lidhet me “implikimin e drejtpërdrejtë” në aferën për të cilën Balluku u pezullua.

Ai u bëri thirrje gjyqtarëve të Kushtetueses të denoncojnë çdo ndërhyrje dhe të mos bien pre e presioneve politike.

Berisha akuzoi Ramën se po keqpërdor referenca ndaj Komisionit të Venecias dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare për të justifikuar pozicionin e tij.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos