
Kryedemokrati Sali Berisha, në foltoren e mbajtur sot, deklaroi se në Shqipëri është rritur kostoja e jetesës me 60 për qind, si në asnjë vend tjetër në 5 vitet e fundit. Kreu i selisë blu thotë se Rama e ka bërë Shqipërinë në një vend të pajetueshëm, ndërkohë që ai sipas tij “po vjedh miliarda”.
“Çdo ditë, mediat ndërkombëtare informojnë kombet e tyre me të vërtetat që ne denoncojmë. Me të vërtetat që ne mbrojmë. Me të vërtetat për të cilat ne ngrihemi dhe protestojmë. Tetë rezoluta ndërkombëtare damkosin regjimin e Tiranës. Damkosin një regjim, i cili varfëron shqiptarët me vjedhjet e tij çdo muaj. 60 përqind është rritur kostoja e jetesës në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në 5 vitet e fundit. Si do jetojnë shqiptarët? E ka bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm, në një kohë kur me baxhanakun dhe vetë kanë vjedhur qindra e qindra milionë, personalisht ai miliarda. Por ne qëndrojmë. Ne jemi këtu të betuar, të pamposhtur në qëndresën tone”, tha Berisha. (A2 Televizion)