Berisha para protestuesve: Sot Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Nga A2 CNN
12 Mars 2026, 11:37 | Politikë

Berisha para protestuesve: Sot Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Sot Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike. Kështu u shpreh kreu i demokratëve Sali Berisha në protestën e opozitës para parlamentit, pas votimit të Kuvendit kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut. Sipas Berishës, Rama nuk mbrojti Ballukun por veten e tij.

“Mirënjohje të pakufishme ndaj jush burra e gra guximtarë që keni lënë çdo gjë për të përfaqëusar zërin e shqiptarëve në një ditë të zezë të historisë sonë. Keni ardhur në mbrojtje të kushtetutës dinjitetit njerëzor dhe interesave të çdo shqiptari nga një organizatë kriminale,  e cila përdor pushtetin e grabitur për të mbrojtur vjedhjet dhe krimet e veta. Sot Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike dhe firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë nga pushteti i krimit. Shënoi fundin e tij politik. Sot ai nuk votoi për Ballukun po për veten e tij, por për të mbrojtur vjedhjet e tij. Nuk ka patur njeri me standarde më të ulëta njerëzore se ky njeri. Por është puna juaj që sot ai të dalë para shqiptarëve si qeveritari më i poshtëruar në historinë kombëtare, në Europë. Nuk ka sot një qeveritar në Europë që të bëjë ligje, që të votojë për mbrojtjen e vjedhjeve të tij siç bëri Edi Rama. Nuk ka një qeveritar tjetër në Europë që të ketë firmosur në dhjetëra dhe qindra herë vjedhjen e pasurive të qytetarëve shqiptarë dhe fondeve të tyre. Nuk ka një qeveritar tjetër në Europë, që për të mbrojtur krimet e tij, të mbyllë dyert e procesit të integrimit për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Berisha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos