
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme, duke dënuar agresionin e regjimit autokratik të Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik.
Në deklaratën e Partisë Demokratike thuhet se “regjimi autokratik i Teheranit ka zgjedhur si rrugë mbijetese agresionin e çmendur ndaj vendeve të Gjirit Persik, Katarit, Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Bahreinit.”
Partia Demokratike shpreh solidaritetin e plotë ndaj këtyre vendeve mike dhe e cilëson sulmin e regjimit të Ajetullahëve si një akt të mirëfilltë agresioni kundër tyre.
(A2 Televizion)