Berisha premtim të rinjve: Programi i ‘Shqipërisë Madhështore’ do bëjë realitet ëndrrat tuaja

Nga A2 CNN
16 Prill 2025, 14:07 | Politikë

Berisha premtim të rinjve: Programi i ‘Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se programi për ‘Shqipërinë Madhështore’ do të bëjë realitet ëndrrat e shqiptarëve.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ku tha se vendit tonë sot i duhen misionarë.

Berisha gjithashtu iu premtoi të rinjve arsim cilësor dhe të drejtën e shkollimit për të gjithë, shkruan A2 CNN.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari, ju përshëndes dhe ju falënderoj shumë për ndihmesën shumë të madhe që ju po jepni në këtë fushatë. Siç kam theksuar, e theksoj, kjo fushatë e ka jetike që të ketë si fytyrë të vetën fytyrën tuaj.

Ju, do të ishit dhe do të jeni imazhi më i bukur, më njerëzor, më i besueshëm i fushatës elektorale.

Ndaj dhe, ju ftoj të mendoni me kreativitet, me entuziazëm, për të gjithë fushatë, e cila kërkon që ne tek qytetarët të mos shkojmë si politikanë, por të shkojmë si misionarë. Dhe nuk ka misionarë më bindës se sa të rinjtë.

Shqipërisë sot i duhen misionarë. Në situatën në të cilën ajo ndodhet, atë e shpëtojnë vetëm misionarët. Kështu që, ju siguroj se programi i PD dhe aleatëve do të jetë një program që synon të bëjë realitet ëndrrat tuaja.

Ëndrra ‘Shqipëria Madhështore’, projektin më të shkëlqyer e ka në emrin tuaj, në ëndrrat tuaja të ditës (e ka ëndrra dite, ka ëndrra nate), të ditës janë ato për të cilat ne punojmë. Ndaj dhe, një program për të rinjtë, i cili nënkupton shkollim cilësor dhe të drejë shkollimi për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Nënkupton, një përpjekje të shoqërisë për suksesin e të rinjve shqiptarë në jetë, punësimin e tyre, krijimin e familjes, mbështetja e madhe për suksesin e biznesit.

Pra, të gjitha këto janë elementë thelbësorë se, Shqipëria nuk mund të jetë kurrë Shqipëri madhështore pa rininë e saj madhështore, pa ëndrrën të bërë realitet të të rinjve të saj.

Ndaj dhe unë, nuk po flas gjatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos