Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të mërkurë në zonën e Cërrikut ku u takua me fermerët. Ndër të tjera, ai u shpreh se konceptin e Paketës së Maleve qeveria po synon ta shtrijnë edhe për tokat e punuara.
“Po bëhet regjistrimi i invertarizimit digjital, i kompjuterizuar i tokës, me mbështetjen e BE. Pjesë e angazhimeve tona në procesin e anëtarësimit, parashikohet të përmbyllet si proces deri në 2028. Ndërkohë janë dy komponentë që dua të ndaj me ju.
E para duket sikur s’ka të bëjë me ju se quhet paketa e maleve, Kur ne kemi bërë hap të rëndësishëm për pronësinë, duke iu dhënë mundësi atyre që kanë pronën faktike por nuk e zotërojnë juridikisht se s’kanë dokumentet, do t’u japim mundësi të gjithë atyre që duan të investojnë në këto toka, që me një dëshmi të këshillit bashkiak, të hyjnë në një marrëdhënie me shtetin, ta paguajnë 1 euro, të bëjnë investimin e tyre dhe ta regjistrojnë si tokën e tyre. Ky është proces për të kapërcyer llojet e pengesave burokratike dhe ligjore. Të njëjtin koncept duam ta shtrijmë te toka e punuar”, u shpreh Rama nga Cërriku. (A2 Televizion)