Berisha: Protesta e 8 majit ka të bëjë me dy çështje themelore, farsën elektorale dhe mbrojtjen e vjedhjeve nga Edi Rama

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 18:27 | Politikë

Berisha: Protesta e 8 majit ka të bëjë me dy çështje

Sali Berisha, në mbledhjen me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, deklaroi se kjo mbledhje është thirrur "për një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme".

"Dhe kjo çështje është protesta e datës 8 maj. Protesta e datës 8 maj ka të bëjë me dy çështje themelore të narkoregjimit të sotëm. Ka të bëjë gjithnjë me farsën e tij elektorale dhe ka të bëjë gjithnjë me vjedhjen dhe mbrojtjen e vjedhjeve nga ana e tij. Të nderuar drejtues politikë të qarqeve, kryetarë të degëve. Për secilin prej jush, për çdo drejtues të PD, çdo anëtare dhe anëtar të saj, duhet të jetë e qartë si drita e diellit se Edi Rama është bërë më i rrezikshëm se kurrë për këtë vend", tha Berisha, shkruan A2.

"Me vendimin që Edi Rama mori për të mbrojtur veten e tij doli para shqiptarëve dhe botës si njeriu që tashmë ka në duart e tij çdo pushtet. Si njeriu i pushtetit absolut në Shqipëri. Doli si njeriu që është i vendosur për të mbrojtur lëkurën e tij të marrë çdo vendim kundër qytetarëve shqiptarë. Të marrë çdo vendim kundër Shqipërisë. Kundër gjithçkaje tjetër sepse në ligjin e diktatorëve, lidhjet e tyre të krimit janë lidhjet e tyre më të fuqishme, për të cilat ata janë të gatshëm të japin gjithçka dhe të bëjnë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tyre", shtoi kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos