Tabaku: Shqipëria e fundit në rajon për produktivitetin, shkak modeli ekonomik

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 15:48 | Politikë

Tabaku: Shqipëria e fundit në rajon për produktivitetin, shkak

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke iu referuar të dhënave të fundit nga Instituti i Vjenës (ËiiË), sipas të cilave Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor për produktivitetin e punës.

Sipas këtyre të dhënave, produktiviteti në Shqipëri është vetëm 34,580 euro për punonjës në vit, ose rreth 42% e mesatares së Bashkimit Europian, një tregues që sipas Tabakut konfirmon se ekonomia shqiptare nuk po prodhon vlerë reale.

Sipas saj në krahasim me vendet e tjera të rajonit, diferenca është e theksuar. Mali i Zi renditet me 47,050 euro për punonjës, Serbia me 46,260 euro, Kosova me 44,970 euro dhe Maqedonia e Veriut me 43,810 euro, çka sipas saj tregon se çdo shqiptar prodhon mbi 10 mijë euro më pak në vit sesa fqinjët e tij.

Kjo situatë sipas deputetes demokrate është për shkak të modelit ekonomik të ndjekur ndër vite. që mbështetet kryesisht tek ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, ndërsa mungojnë investimet në teknologji, inovacion dhe sektorë që krijojnë vlerë të qëndrueshme.

“Një ekonomi që mbështetet tek ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, jo tek prodhimi. Një ekonomi që nuk investon tek teknologjia dhe inovacioni. Një ekonomi që nuk shpërblen punën, por lidhjen”.

Deputetja demokrate nënvizon se pasojat e këtij modeli janë të dukshme çdo ditë.

“Dhe pasojat i shohim çdo ditë. Pagat mbeten më të ulëtat në rajon. Të rinjtë dhe profesionistët largohen. Rajonet boshatisen. Shqipëria mbetet pas. Një vend me produktivitet të ulët nuk varfërohet brenda natës. Ai zbrazet pak nga pak: nga të rinjtë, nga profesionistët, nga klasa e mesme dhe nga besimi se puna e ndershme të çon përpara. Kjo është Shqipëria e sotme. Një vend ku nuk fiton meritokracia, por një pakicë që përfiton nga një sistem i padrejtë dhe i pabarabartë. Ky nuk është një fat i pashmangshëm por një zgjedhje politike dhe koha është për ta ndryshuar”, thekson deputetja demokrate.

Në përfundim, Tabaku thekson se kjo situatë nuk është e pashmangshme, por rezultat i zgjedhjeve politike, duke bërë thirrje për një ndryshim të modelit ekonomik që vendos në qendër meritokracinë, punën dhe zhvillimin e qëndrueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos